Manuela Imeraj

Atmosfera e vitit

Viti I ri hapet me planetët e rëndësishëm në sinergji ndërmjet tyre.

Jupiteri, Saturni, urani,dhe Marsi  do të ndërthurin një dialog midis harmonisë dhe dinamizmit.

Qielli në ditën  eparë të vitit do të na bëjë të kuptojmë se të 12 muajt që do të vijnë do të jenë impenjues për të gjithë.

Horoskopi thotë se jemi në një periudhë ndryshimi: Urani është në shenjën e parë, ajo që tregon fillimin e diçkaje por akoma nuk kemi nje fillim sepse plutoni ka ndaluar në shenjën më të palëvizshme të rripit zodiacal, ai është në dis’harmoni me Uranin çka do të thotë se nëqoftëse nga njëra anë ndërgjegjia jonë do të shkojë para dhe të ndjekë impulsion e kohës, ka disa pengesa që duhet të kalojë që varen përbrenda nga hezitimi ynë dhe nga jashtë nga ai që ka fuqinë. Shkëmbimi poziti  që vjen nga Saturni dhe Putoni do të thotë se nëbrendësi të gjithsecillit do të ketë ndryshime. Transformimi do të jetë I gjatë por nën udhëheqjen e  e këtyre dy mësuesve do ë dalë me sukses.
nga fundi I verës Jupiteri do të hyjë në shenjën e Binjakëve, ku nuk ndodhet dhe aq mirë pasi shenja e tij është Shigjetari por gjithsesi do të favorizojë komunikimin dhe shkëmbimet e opinioneve ndërmjet personave përsa I përket problemeve të përditshme. Nga ky pozicion I Jupiterit ata që do të përfitojnë më shumë janë të rinjtë  që I shoqëruar nga Urani mund të stimulojë njsë situatë sociale.
Që nga Qershori Jupiteri do të kalojë në shenjën e Gaforres dhe do të formojë një trekëndësh të bukur ujor me Neptunin dhe Saturnin. Atmosfera në botë do të ndryshojë, në plan të parë do të kalojë familja . edhe arti dhe kultura do të dalin në pah me këtë pozicion të Jupiteritpor nuk mund të themi që për këto dy fusha do të ketë avantazhe.

Ndikimi I kalimeve mbi shenjat

Ndikimi I kalimeve mbi shenjat varet nga stinët: në dimër dhe në pranverë do të dominojnë shenjat e ajrit, nga vera e deri në fund të vitit do të dominojnë shenjat e ujit. Për të gjithë do të jetë një periudhë e qetë.

Mund të themi që shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja ,Ujori, kanë fate të ndryshëm sepse ndërkohë që dy të parër do të shijojnë plotësisht të mirat e Juiterit, tejtri do të frenohet nga dis’harmonia e Saturnit.
Shenjat e zjarrit do të kenë mbështetjen e Uranit, planeti I ndryshimeve të mëdha, I nevojshëm sidomos për të lindurit në dhjetëditëshat e parë dhe të dytë. Edhe Jupiteri do të jetë me ta deri në fund të Korrikut, por Shigjetari nuk do ta ketë këtë mbështetje sepse planeti zemërgjërë është në kundërshitm. Luani do të shqetësohet nga  prania e Saturnit.

Shenjat e ujit, do ta hapin 2013 me një trekëndësh të Neptunit, Saturnit dhe Plutonit drejt Akrepit dhe Peshqëve. Për shumë prej jush sigurohet një energji e mirë krijuese dhe një sukses në ndjenja që do të jenë më evidente kur Jupiteri  në gjysmën e dytë të vitit do të jetë miku juaj.

Shenjat e tokës do të shijojnë që tani disa përfitim. Demat do të vuajnë nga kundërshtimi I Saturnit, ndërsa virgjireshat do të shqetësohet nga Jupiteri. Që nga Korriku për këto dy shenja do të ndryshojë atmosfera sepse Jupiteri duke kaluar për tek  Gaforrja do të tregohet miku I tyre por do të shkojë në dis’harmoni me Bricjapin. /albmirror.com/


Lexuar 2457 herë