Ediona Koci


E ke flokun të thatë, të zbehtë dhe pa jetë? Këto këshilla për flokë të shëndetshëm do ti kthejnë shkëlqimin flokëve tuaj.

Priji shpesh flokët

Cdo kush duhet t`i presë flokët rregullisht ccdo gjashtë në tetë javë. Ato që i kanë flokët e shkurtër, duhet t`ua presin majat ccdo muaj. Duke i prerë shpesh flokët, do të eleminosh fundet e djegura, duke i dhënë flokut një pamje të lëmuar dhe të bukur.

Mos i la flokët cdo ditë

Ndonjëra prej jush do mendojë se kjo është një ccmenduri, but you don’t need to shampoo your hair every day. Larja e tepërt mund t`i zhveshë flokët nga vajrat natyrale duke i lënë ato të zbehta dhe pa jetë. Ju mund të jeni në rregull edhe thjesht duke u larë ccdo dy ditë dhe thjesht t`i shplani flokët me ujë të freskët, nëse është e nevojshme.


Thaji flokët, mos i fshi

Gjëja që dëmton flokun më tepër është ta fërkosh atë fuqishëm me një peshqir. Në vend të kësaj, mund ta thani ujin e tepërt në vend që ta fshini atë me peshqir. Pastaj kriheni, duke i dhënë frymëmarrje flokët dhe duke e lënë atë të thahet në manyrë natyrale. Kur është e mundur shmangni përdorimin e tepër të tharëseve të flokëve dhe metoda të tjera që punojnë me nxehtësi.

Gjej nje parukiere të mirë

Prerjet e këqija dhe lyerjet e flokëve, mund ta shkatërrojnë look-un tuaj. Nëse sheh dikë me një prerje flokësh të tmerrshme, pyete për emrin e parukierit. Kur ndryshon modelin e flokëve, konsultohuni me foto në revista dhe faqe interneti për të gjetur stilin që ju dëshironi. Merrini me vete foto në parukieri dhe tregojani profesionistit që t`ua realizoj sa më mirë.

Përdor produkte natyrale

Alkooli dhe produkte të tjera kimike, mund të dëmtojnë flokun tuaj. Zgjidh shampo organike e natyrale, si dhe balsame flokësh që përmbajnë elementë organik ushqyes./alb-observer.com/