Manuela Imeraj



Kur je në pritjen e ëmbël të një fëmijë  pyetja e parë që na vjen në mend  eshte  do të jetë vajzë apo djalë?  Po nëqoftëse gjinia e fëmijës mund të vendosej në bazë të zgjedhjeve të ushqimeve që hamë?

Nga Franca një gjinekolog ka hedhur këtë hipotezë. Doktor Francois Papa nuk mendon të ndërhyjë me metoda alternative por thjesht bën sugjerime për mënyra ushqyerje të cilat mund të ndikojnë në përcaktimin e gjinisë të fëmijës të ardhshëm.

Studimi përcakton llojet e ushqimeve që duhet të hamë për të përcaktuar seksin e fëmijës.

Ushqimet që duhet të hamë nëqoftëse dëshirojmë të lindim një djalë.


Për këtë është e rëndësishme të ndjekim një dietë me ushqime të pasura me natrium dhe kalium dhe të konsumojmë pak ushqime të pasura me magnesium. Gjithashtu mund të përdorni në sasi të mëdha mishi, djathë, peshk të tymosur, çaj dhe kafe dhe lëngje frutash.

Cfarë duhet të hamë nëqoftëse duam një vajzë?

Të bëjmë të kundërtën!  Duhet të zgjedhim ushqime të pasura me kalcium dhe magnez dhe të varfëra me natrium dhe kalium. Qumështi, kosi natyral frutat me ananas, grejpfrut ose kajsi dhe perime të tilla si domate dhe karrota dhe perime, por pa patate, qepë dhe soje./Albmirror.com/